Flash News

Ditari i Opozitës

Qytetarët kundër rritjes së çmimeve, Mark Marku: Duhet aksion politik nga opozita, të ndryshojë konceptin e protestave

Qytetarët kundër rritjes së çmimeve, Mark Marku: Duhet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku e ka vlerësuar protestën e djeshme që zhvilluan qytetarët, të cilët kundërshtuan opsionin për rritjen e çmimit të energjisë, por edhe të karburantit.

I ftuar në rubrikën Opinion në News 24, Narku tha se protesta të tilla janë shenja emancipimi.

Mendoj se do të ketë protesta nëse vazhdohet kështu duke mos qeverisur dhe duke mos adresuar problemet e qytetarëve. Protestat ndodhin kur nuk ka zgjidhje politike. Ndaj do të ketë shpërthime. Dje e ndoqa me shumë vëmendje, më pëlqeu shumë. Njerëzit janë mësuar që të bëhen protesta masive.

Por aty njerëzit kanë shkuar vetë, me shqetësimin qytetar. Nëse ti si qytetar barazon përgjegjësitë e opozitës me qeverinë, do të thotë se po ndihmon pushtetin. të deklarosh se; ‘ne nuk duam partitë politike’, më duket se nuk shkon. Edhe socialistët kanë të drejtë që të shkojnë në protestë. Kjo është shenjë emancipimi. Duhen gjetur format që të bësh reagimin në rrugë. Mua mu dukën shumë protestues. Por kuptim ka mesazhi që përcjell protesta dhe duhet të ketë qëndrueshmëri. Organizimet e tjera të shoqërisë nuk mund të shmangen, dhe nuk mund t’i privatizosh.”, theksoi Marku.

Duke u ndalur te metoda që duhet të përdorë opozita në lidhje me krizën energjetike, Marku tha se nevojitet një aksion politik nga opozita dhe të ndryshojë konceptin e protestave.

 “Opozita do të duhej që të bënte gjënë e vet pa tentuar që me aksionet e veta të shuante vatrat e reagimit qytetar. Mendoj se nuk ka një rrugë ose dy rrugë të të vepruarit të opozitës. Por ka disa. Opozita ka parlamentin si instrument. Këto çështje janë jetike.

Në momentin që shfaqet një krizë, PD duhet të merret dhe me çështje të së shkuarës, por dhe të tashmes. Duhet të ketë aksion politik. Potencionalet intelektuale që ka opozita duhet t’i shfrytëzojë. Opozita duhet të ndryshojë format e komunikimit, pasi ka komunikim vetëm për veten dhe jo për qytetarët.

Duhet të jetë aktive. Do të duhet të ketë aksion politik por për fat të keq është e zënë me debatin e brendshëm. Ajo duhet të reagojë për këto probleme, dhe duhet të merret me protesta, por të ndryshojë konceptin e tyre. Ata duan të bishti i kalit protestuesin e fundit. Këto janë protesta që ndodhin rrallë. Protestat mund të jenë dhe me 100 veta. Po nuk shkon dot te 1 mijë protestues që në fillim.”, tha Marku.

Të fundit