Flash News

Ditari i Opozitës

Qytetari denoncon nga selia blu: Bashkia Kurbin më zaptoi tokën dhe e kthehu në landfill

Qytetari denoncon nga selia blu: Bashkia Kurbin më zaptoi tokën dhe e

Qytetari Andon Meta nga fshati Laç ka denoncuar nga selia blu bashkinë Kurbin. Ai ka deklaruar se tokën ia ka marrë pa të drejtë bashkia dhe e ka kthyer në Landfill.

“Unë jam Andon Meta nga fshati Laç i Kurbinit. Baba i tre fëmijëve dhe pronar i një toke që ma ka marrë padrejtësisht Bashkia. Pas 28 vitesh në emigrim jam kthyer pranë familjes dhe e kam gjetë pronën time të zaptume. Zaptuesi i tokës është anëtar i Këshillit Bashkiak.

Ai ia ka dhënë tokën me qera bashkisë Kurbin e cila e ka kthyer në landfill për derdhje inertesh. Prej tre vitesh, që kur jam kthy nga mërgimi, jam në kërkim të së drejtës sime”, tha qytetari.

Ky i fundit tregoi dhe përpjekjet që ka bërë për të marrë tokën e tij, ndërsa thekson se asnjë institucion shtetëror nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Para 5 muajsh i kam nisur një letër Drejtorisë Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk kam marrë përgjigje.   Para dy muajsh i kam shkruar kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.

I vetmi institucion që është interesuar për të ma zgjidhur hallin ka qenë Kadastra. Drejtori i Kadastrës Lezhë ka urdhëru që prona të regjistrohet, por nuk ka ndodhur kjo gja prej presionit të Bashkisë së Kurbinit. Kadastra e Kurbinit ka shumë presion nga Bashkia për të mos bërë kalimin e pronësisë nën emrin tim”, shtoi Meta. 

Ai tha se nëse nuk i rikthehet prona, do të shkojë para kryeministrisë dhe të futet në grevë urie.

 

 

 

 

 

Të fundit