Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja “Partizani”, Berisha kërkon përballje të hapur me Ramën: Ka një aferë të tmerrshme korruptive

Dosja “Partizani”, Berisha kërkon përballje të hapur

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e kreut të PD, Sali Berisha, për të thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani”, edhe kryeministrin Edi Rama.

Jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi për mediat se e pret me interes përballjen në gjykatë duke kërkuar që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë.

Berisha shtoi se e ka kërkuar prej kohësh përballjen direkte me kryeministrin, duke e cilësuar procesin si një nga aferat më të rënda korruptive të dyshuara në vend.

“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës për ato akte, por edhe thirrja… do jemi ballë për ballë dhe i thoni të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media. Të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë akte korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët por vetëm për llogari të xhepit të tij. Unë përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmos ndryshim destinacioni pa kërkesë të pronarëve”, tha Berisha.

Të fundit