Flash News

Ditari i Opozitës

Rama e sulmoi verbalisht, vjen reagimi i Binajt

Rama e sulmoi verbalisht, vjen reagimi i Binajt

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i është përgjigjur Edi Ramës, i cili e sulmoi sot në podkastin e tij, duke thënë se “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili u merr shqiptarëve 1450 milion euro duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë. Më tej Binaj e quan Ramën edhe “prestigjator”.

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!” – shkruan Florjan Binaj.

Të fundit