Flash News

Ditari i Opozitës

Kaosi në spitale, Rama i përgjigjet opozitës: 99% e atyre që flasin nuk kanë shkuar aty që nga koha e Saliut

Kaosi në spitale, Rama i përgjigjet opozitës: 99% e atyre që

Gjatë takimit në Fier për platformën ”Deputeti që duam”, kryeministri Rama foli edhe për gjendjen e spitaleve dhe akuzat e opozitës për kaosin e krijuar.

Sipas Ramës, në vendin tonë është ngritur një sistem mbrojtës që nuk ka asnjë ndryshim nga Gjermania apo Belgjika.

Gjithashtu ai tha se 99% e atyre që flasin, e bëjnë për qëllime politike dhe momeria e tyre është ende në kohën e ish-kryeministrit Berisha.

“Në Italinë fqinje ku politika është më intensive, më pasionante nuk kam parë e nuk kam dëgjuar që të dalin liderat e opozitës që të nxjerrin përdit helm nga goja për të çoroditur dynjanë për qëllime politike, qëllime pushteti, nuk kam dëgjuar as  në rajon ja ku e keni Kosovën, mund të  bëhen kritika patjetër, por deri aty ku mohohet realiteti dhe kur ja tregon, thonë është proparagndë, futëm kamera për të nxjerrë para gjithë njerëzve ça ka realisht, ai është realiteti se ska si të jetë i montuar dhe i zbukuruar për të dalë në televizor, dhe ai është realiteti që e kanë të gjjitha ata që kanë taksiratin ta kalojn si eksperiencë, ndërsa 99% e atyre që flasin për spitalet tona nuk kanë shkuar aty që nga koha e Saliut dhe janë me atë memorie. Kam marrë një mesazh nga dikush që ju e njihni, nga një personalitet në moshë të thyer që më shkruante se më në fund kam mundur të fle gjumë pasi pashë realitetin e spitaleve. Sepse nuk flija dot gjumë që nëse do më ndodh të infektohem nuk do të kem mundësinë që të gjej një shtrat me mjekët në kokë mbi spital dhe është një personalitet publik i Shqipërisë. Ne sot mund të jemi me plot gojën krenarë për faktin që kemi arritur, pavarësisht se nuk jemi as Italia, as Gjermania, as Blegjika, të ndryshojmë një sistem mbrojtës nga një flamë që nuk ka asgjë më pak se sistemet mbrojtëse në këto vende”, tha Rama.

 

Të fundit