Flash News

Ditari i Opozitës

PD jep sinjalin e parë të bashkëpunimit me PS: Ulemi dhe diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale

PD jep sinjalin e parë të bashkëpunimit me PS: Ulemi dhe

Opozita ka dhënë sinjalin e parë të bashkëpunimit me mazhorancën, sa i takon diskutimit për reformën territoriale.

Roland Bejko, i caktuari nga PD si përgjegjës për procesin e reformës territoriale ka deklaruar në emisionin “Breaking” në Top Neës, se opozita është e gatshme të diskutojë në lidhje me reformën territoriale.

PD jep sinjalin e parë të bashkëpunimit me PS: Ulemi dhe

“Ne mendojmë se 2/3 e bashkive ku krijuan për interesa politike. Prandaj ne themi ulemi në një tryezë, së bashku me shoqërinë civile dhe të diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale, siç e përcakton Kushtetuta e Shqipërisë”, tha Bejko.

PD ka në plan të ndryshojnë Kushtetutën, e kjo lidhet dhe me ndarjen territoriale. Për realizimin e reformës duhet që Parlamenti ta votojë me një shumicë të cilësuar të votave dhe se për këtë duhet një bashkëpunim mes PD-së dhe PS-së.

 

 

Të fundit