Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama i bëri pastrim etnik", Këlliçi: Përfshirja e SPAK në procese politike, demotivon shqiptarët

"Rama i bëri pastrim etnik", Këlliçi: Përfshirja

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një reagim në Facebook  shkruan se përfshirja e SPAK në procese të porositura politike, i demotivon shqiptarët .

Deklarata e tij vjen pasi Berisha u paraqit këtë të Martë në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte thirrur për tu marrë në pyetje për herë të parë, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ai ka shtuar se është hera e parë në historinë e popullit shqiptar që pastrimi etnik bëhet nga një shqiptar. 

Postimi i plotë:

 “Përfshirja e #SPAK në procese të porositura politike, i demotivon shqiptarët se në vendin e tyre do të ketë ndonjëherë drejtësi.

Kur gjyqësori nënshtrohet nga diktati i pushtetit ekzekutiv, pak vend ka për besim ndaj institucioneve. Shqipëria boshatiset edhe për shkak të mungesës së besimit tek institucionet e shtetit.

Në 11 vjet qeverisje, Rama i bëri Shqipërisë pastrim etnik. Ikën plot 1 milionë qytetarë.


Hera e parë në historinë e popullit shqiptar që pastrimi etnik bëhet nga një shqiptar. Prandaj sot më shumë se kurrë duhet të përkrahim opozitën dhe aksionin e saj.

E vërteta është arma më e pathyeshme në botë“

Të fundit