Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ironizoi krimet e luftës, Berisha i kthehet ashpër: Në Kosovë janë vrarë 1400 fëmijë. A je prind ti?

Rama ironizoi krimet e luftës, Berisha i kthehet ashpër: Në

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi deklaratat e Edi Ramës, që bëri dje në samitin e “Ballkanit të Hapur”, një qëndrim që u duk si “injorim” ndaj Kosovës.

Berisha tha se Rama ka shkelur me këmbë sakrificat dhe gjakun e 12 mijë shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe, duke e konsideruar si të bindurin e Aleksandër Vuçiç.

Teksa evidentoi se numrin e lartë të fëmijëve të vrarë, Berisha shtoi se kreu i qeverisë nuk ka të drejtë të krahësojë masakrat në Kosovë me ngjarje të tjera.

“Shkon në Ohër dhe shkelmon mbi jetën, vdekjet sakrificat gjakun e 12 mijë shqiptarëve në Kosove. A e dëgjoni apo jo ju mor zotëri, a ju bën përshtypje? Po ç’të drejtë ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosove në një akt të mirëfilltë çnjerëzor, të krahasojë viktimat e agresionit serb me viktimat e agresionit në Luftën e Dytë Botërore.

Çfarë njeriu është ky? Ky bën gjithçka si skllav i Vuçicit. Mirë ai që është arkitekti i gjenocidit, po ky çfarë ka. Përse i kërkohet Kosovës të njihet Ballkani i Hapur. Kush e mban mend samitin e Novisadit dhe hartën që e paraqiste Kosovën pjesë të Serbisë.

Vetëm fëmijë në Kosovë të masakruar, të therrur janë 1400. A ka ndjenja ky njeri moj zonjë se je avokatja e tij. A ka fëmijë ky? Ku e ka ky autoritetin të flasë dhe ti krahasojë me viktimat e agresorëve në Luftën e II Botërore. Pse përdhos Parlamentin me qëllime të tilla. Kush të lejon ty të falesh gjakun e tyre. Çfarë je ti? Çfarë lidhje ke ti me ta. Paraardhësi yt Enver Hoxha është akuzuar si Hitleri për inflaticid. S’po them se i ke vrarë ti ata, por ti je një qenie e përçunduar. Ik sa të duash por je i pashpresë”, u shpreh Berisha.

Të fundit