Flash News

Ditari i Opozitës

Rama ‘kërcënoi’ sot Salianjin, ç’deklaroi Berisha për çështjen ‘Babale’

Rama ‘kërcënoi’ sot Salianjin, ç’deklaroi

Kryeministri Edi Rama i rikujtoi sot nga Kuvendi Ervin Salianjit, proceset gjyqësore të cilat janë hapur ndaj tij.

Rama ju drejtua Salianjit duke i thënë të ketë kujdes gjyqet, ndërsa demokrati pohoi se kryeministri po e kërcënonte.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi disa javë më parë nga studio e Abc News, se ka përpjekje nga Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj, për të dënuar Salianjin.

“Unë nuk e di a e mban kjo peng, por di këtë tjetrën, që Fatmir Xhafa dhe Edi Rama bëjnë gjithçka për dënimin e tij”, deklaroi Berisha.

Deklarata e Berishës duket e se u konfirmua indirekt nga kryeministri Rama, teksa në kulmin e debatit mbi Portin e Durrësit u kujtua se Salianji kishte disa procese gjyqësore të hapura.

Të fundit