Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama mesazh Mitsotakis me vargjet e Naim Frashërit të shkruara greqisht

Rama mesazh Mitsotakis me vargjet e Naim Frashërit të shkruara

Në përfundim të takimit të mbajtur me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me një poezi të Naim Frahsërit të shkruar në greqisht, “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”.

“Në emrin tuaj dua ti lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë Naim Farshëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve, duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë, rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë dhe haptë një faqe të re vëllazërie, rendi europaian dhe paqeje me prosperitet mes Greqisë dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Të fundit