Flash News

Ditari i Opozitës

Rama “sulmoi” SPAK, ironizon Bylykbashi: Po të shkonte tek Asambleja e PS, plotësonte planin e punës për tre breza

Rama “sulmoi” SPAK, ironizon Bylykbashi: Po të shkonte tek

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama i kushtoi një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të tij, punës së SPAK, edhe pse shpesh thotë se nuk i komenton vendimet e gjyqësorit.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratave të Ramës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ironizom teksa shkruan se nëse SPAK do të shkonte tek Asambleja e PS, do të fitonte ndeshjen me korrupsionin dhe do plotësonte planin e punës për 3 breza.

“Mjaftonte që SPAK të shkonte dje me një sasi prangash tek Asambleja e PS e do të kishte plotësuar planin e punës për tre breza. Do ta fitonte ndeshjen me korrupsionin në kohë shtesë me ‘golden goal’”, shkroi Bylykbashi.

Të fundit