Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama po gënjen", Basha përforcon deklaratën për fshehjen e viktimave nga pandemia: Kemi detyrë të shpërndajmë të vërtetën

"Rama po gënjen", Basha përforcon deklaratën për
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përforcuar edhe njëherë deklaratën e mbrëmshme për fshehjen nga autoritetet të numrit të saktë të viktimave me COVID-19.

Teksa poston një video të intervistës, Basha injoron deklaratën e mjekëve dhe Kryeministrit, duke ritheksuar se ‘Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri’.

“Opozita ka detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”, shprehet Basha.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”, shkruan Basha krahas videos.

Më herët, mjekët deklaruan me përgjegjësi të plotë se nuk kanë fshehur shifra të mortaliteteve nga COVID-19, dhe se një deklaratë e tillë cenon integritetin e tyre profesional.

Në të njëjtën vijë mendimi ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili tha se politizimi i pandemisë nga Basha ka shkuar shumë larg, dhe se nesër do t’iu drejtohet me një mesazh shqiptarëve.



Të fundit