Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama urdhra SPAK-ut: Mos hetoni krimet elektorale!

Rama urdhra SPAK-ut: Mos hetoni krimet elektorale!

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK të mos ndërhyjë në zgjedhjet e 11 majit, duke pasur parasysh strukturat që janë planifikuar të ngrihen për të hetuar krimet elektorale.

Kryeministri urdhëroi SPAK-un të ndalë survejimin në terren duke pretenduar se pushtetet duhet të jenë të ndara dhe kur kemi të bëjmë me krime elektorale, secili të mbajë pozicionin e vet.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur që respekton të drejtat e njeriut. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë. Ka shumë gjëra pozitive, por edhe shumë negative. Edhe një rast kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është shumë. Nuk mund të lejohen qasje të ish-Sigurimit të Shtetit.

Patjetër që duhet të jemi të vendosur, nuk mund të trysnohet administrata, nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Besoj se është lajthitje e momentit dhe të ndalet menjëherë survejimi në terren. Nuk mund të kthehemi në periudhë të errët. Hetimet për krime zgjedhore secili në pozicionin e vetë. Nuk mund të dilet nga llogoret”, u shpreh Rama.

 

Të fundit