Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti për 11 majin, Bylykbashi, ODIHR vuri vulën, kthim pas 35 vite

Raporti për 11 majin, Bylykbashi, ODIHR vuri vulën, kthim pas 35 vite

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar i revoltuar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si një “damkosje” të procesit zgjedhor dhe një rikthim në praktikat e sistemit komunist.
Në një status të publikuar në Facebook, Bylykbashi shkruan se raporti i ODIHR i vuri “vulën” një procesi që, sipas tij, ka shkelur standardet themelore të demokracisë të vendosura që në vitin 1990, pas rënies së komunizmit.

"ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite
1990, sapo ra Komunizmi, OSBE caktoi standartin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta:
- Shteti duhet te ndahet nga partia në pushtet.
- Zgjedhjet duhet të jenë të lira.
- Garuesit duhet të kenë barazi në garë.
2025, OSBE/ODIHR damkos zgjedhjet në Shqipëri:
- U zhduk kufiri ndarës mes shtetit dhe partisë në pushtet.
- Fusha e lojës ishte e pabarabartë.
- Partia Socialiste përfitoi nga qenia në pushtet për të fituar avantazh në zgjedhje.
- U ushtrua presion mbi zgjedhësit.
Pra më 11 maj, sipas ODIHR zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Sepse nuk mund të ketë garë të drejtë e të barabartë kur në zgjedhje kundërshtar është shteti. Aq më pak kur partia shtet është në koalicion zgjedhor me kartelet e kokainës dhe heroinës.
35 vite pas Dokumentit të Kopenhagenit që vuri standartet për zgjedhje demokratike, Edi Rama dhe trashëgimtarët e Partisë së Punës rikthyen partinë shtet", shkruan Bylykbashi. 

Të fundit