Flash News

Ditari i Opozitës

Reagoi nga arratia, Lela: Pyetja është ku shkojnë paratë e inceneratoreve, jo ku është Ahmetaj

Reagoi nga arratia, Lela: Pyetja është ku shkojnë paratë e

Drejtori i Komunikimit dhe Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela ka komentuar reagimin e parë nga ‘arratia’ përmes një letre publike të ish-zv,kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një postim në Facebook, Lela e cilëson letrën e Ahmetajt si një përpjekje për të luajtur njëherësh heroin dhe viktimën, por jo shkelësin.

Sipas tij, ndërkohë që ndodh gjyqi dhe ‘kapen’ fajtorët, paratë e inceneratoreve vazhdojnë e digjen, ndaj pyetja është ku shkojnë paratë, jo ku eshte Ahmetaj?

“Letra e Ahmetajt, pervecse e shkruar keq ishte e konceptuar si mo-Zo-ma-keq. Kishte ne te perpjekje per te luajtur heroin dhe viktimen, asnjehere shkelesin.

Vjen gjithmone ajo dite kur te keqen qe ke ndare me dike ne dite te mira, te tjeret mbajne te miren e ta lene tepricen.

Se çfare do te beje me te eshte zgjedhja e Ahmetajt. Ta mbaje ne shpine, por te mos luaje heroin dhe viktimen. Te ndaje pergjegjesite ne menyre qe, te pakten, si vetes si shqiptareve t’jua lehtesoje barren.

Nderkohe qe ndodh gjyqi dhe ‘kapen’ fajtoret, parate e inceneratoreve vazhdojne e digjen. Ku shkojne parate eshte pyetja, jo ku eshte Ahmetaj?

Nuk eshte pune telenovelash per klanin e grave dhe topin e burrave kjo!”, shkruan Lela.

Ndërsa sot kuvendi autorizoi arrestimin e tij pas kërkesës së SPAK, Ahmetaj theksonte në reagim se ai nuk asnjë lidhje me procedurat e inceneratorëve, por shton se që pas largimin ë tij nga postet politike në parti një vit më parë është hetuar e gjithë jeta e tij 25-vjeçare në politikë, nga persona që e duan “të vdekur”.

 

 

Të fundit