Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rebelët’ e PD-së/ A i druhen përjashtimit nga Basha, Spaho dhe Shehu

‘Rebelët’ e PD-së/ A i druhen përjashtimit nga Basha,

Beteja e nisur mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, solli qëndrime të kundërta edhe brenda selisë blu. Deputetët u ndanë në dy kampe: kampi Berisha dhe kampi Basha.

Në një situatë të tillë, ku partia do të ketë dy Kuvende Kombëtare, njëri i thirrur nga Berisha me delegatët më 11 dhjetor dhe tjetri i thirrur nga Kryesia më 18 dhjetor, pikëpyetja është: a do t’i përjashtojë Basha përkrahësit e Berishës.

Në një intervistë për Top Channel, deputeti Edmond Spaho u shpreh se nuk do të ketë dorëheqje nga ana e tij si drejtues politik i Qarkut Korçë, por vetëm një përjashtim nga ajo që Spaho e quan ‘shoqata Basha-Gaz Bardhi’.

“Sa për thirrjen qe me bëjnë te jap dorëheqjen nga drejtuesi qarkut Korçe, pres te me përjashtoje Lulzim Basha sic ka përjashtuar gjithë te tjerët qe nuk janë ne linjën e tij. Lulzim Basha mund te me përjashtoje vetem nga shoqata e tij me Gazin, se nga te tjerat s’me përjashton dot se kam trefishin e karrierës ne PD krahasuar me ate vete”, u shpreh Spaho.

Tritan Shehu tha se do të llogarisë vetëm vendimet që do të marrë Kuvendi i 11 Dhjetorit.

“Unë llogaris vetëm vendimet e Kuvendit të datës 11, PD s’ka nevoje per thërrmime, për largime, absolutisht nuk ka nevoje per zvogëlim dhe te jeni te bindur se kjo do te jete diviza dhe e Kuvendit te datës 11 Dhjetor”, tha Shehu.

Të fundit