Flash News

Ditari i Opozitës

Reciprociteti për targat, Basha: E drejtë e Kosovës, qëndrimet e Beogradit s'cenojnë marrëveshjet e firmosura në Bruksel

Reciprociteti për targat, Basha: E drejtë e Kosovës,

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me debatin e krijuar prej dy ditësh sa i takon çështjes së reciprocitetit të targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në twitter, Basha shkruan se kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sipas tij, qëndrimet e Beogradit ndaj këtij vendimi nuk cenojnë asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha.

Të fundit