Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi/ Denoncon Luan Baçi: Policia Bashkiake ndërpret votimin në Cakran, nxorën me zor kutitë dhe materialet zgjedhore

Referendumi/ Denoncon Luan Baçi: Policia Bashkiake ndërpret votimin

Shënohet incident në Cakran të Fierit ndërsa po mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Deputeti i PD, Luan Baçi denoncon se në Cakran procesi është ndërprerë përkohësisht, pasi Policia Bashkiake i ka nxjerrë jashtë njësisë vendore ku po kryhej votimi kutitë dhe materialet zgjedhore.  

Baci: Në Cakran policia bashkiak Fier me urdhër të Subashit ka ndërprere votimin te njësia vendore. U bisedua e dje me ta dhe na lejuan, që votimi të kryhet aty, e tani i kanë nxjerrë me zor me kutitë dhe materiale zgjedhore

Po mundohemi të gjejmë një ambient tjetër aty afër për votimin, është veprim i turpshëm. Ta harrojnë se do ndërpresë votimin. Demokratët e Cakranit, po negociohet për të gjetur një ambient afër.

Votimi ka nisur që në orën 8 normalisht, tani e kanë ndërprerë votimin.

Të fundit