Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi i 18 dhjetorit/ Kraja: Të pengojmë ngritjen ‘establishment-it’ dhe të krijojmë një preçedent historik

Referendumi i 18 dhjetorit/ Kraja: Të pengojmë ngritjen

Ish-këshilltari bashkiak i PD, Akil Kraja iu ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të votojnë në referendumin që do të mbahet nesër. Pas shkarkimit në Kuvend, për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha do të firmoset nesër në çdo degë të Partisë Demokratike.

Ai thotë se nesër i duhet dhënë më shumë forcë vendimeve që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit, duke e cilësuar lëvizjen e inicuar nga ish-lideri Sali Berisha pro demokratike dhe perëndimore.

Nisur nga ngjarjet e fundit, ku shumë zyra të PD-së në rrethe janë kyçur, Kraja shton se të mbështesës mbajtjen me dhunë të godinave është autokraci.

Sipas tij është momenti të krijohet një precedent historik, ku kryetari do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo anasjelltas. Kraja shton se nesër duhet votuar që të pengohet ngritja e një ‘establishment-i’ që kërkon të privatizojë përfaqësimin demokrat.

"Votë e lirë në një referendum, apo dryna për të mbrojtur karriget? Një demokratizim fitues, apo një kryetarokraci humbëse? Hapje apo mbyllje?

Nesër më 18 dhjetor, jepi dhe më shumë forcë vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit duke u angazhuar në rithemelimin e një lëvizjeje pro-shqiptare, pro-demokratike dhe pro-perëndimore! Voto si njeri i lirë!

Të krijojmë një preçedent historik, një standart të ri, mbi të cilin të mund të ballafaqojmë çdo lider sot dhe nesër, në opozitë apo në pushtet. Krytari në shërbim të qytetarit, dhe jo qytetari në shërbim të Kryetarit. Kjo është esenca e referendumit të të shtunës, 18 dhjetor.

Të pengojmë ngritjen e një ‘establishment-i’ që kërkon të privatizojë përfaqësimin demokrat. Askush nuk e ka monopolin e anëtarësisë pasi pluralizmi është liria e secilit prej nesh për të kërkuar ndryshim kurdoqoftë", shkruan ndër të tjera Kraja.

Të fundit