Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi për shkarkimin e Bashës, denoncon Këlliçi: Është hedhur vaj makinash në shkallët e njësisë 1

Referendumi për shkarkimin e Bashës, denoncon Këlliçi:

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka denoncuar se në shkallët e qendrës së votimit në njësinë nr 1 në Tiranë është hedhur vaj makinash, si një akt për të penguar votimin.

Nga ana tjetër, Këlliçi deklaroi se pjesëmarrja ka qenë masive, madje ka patur edhe votues që janë paraqitur edhe me tesera të vitit ’92.  

Ka një debat të fortë në PD, por peshorja anon dukshëm nga ana që kërkon hapjen e PD. Në proceset e brendshme nuk kam parë radhë të tilla si sot dhe vendosmëri të demokratëve për të votuar.

Ka patur demokratë me teserat e 92 për të marrë pjesë. Risia e këtij votimi është se po rikthehen në PD qëndrestar që nuk ishin më pjesë aktive e PD.

Kemi parë skenarë të shëmuar si një njësinë 1 është hedhur vaj makinash në shkallët e selisë. Në Sarandë është kyçur dera dhe komisioni u vendos jashtë selisë. Kjo është ceshtje vullneti qytetarësh. Procesverbalet do vijnë në Tiranë dhe do bëhen transparente sic i bën edhe KQZ”, tha Këlliçi.

Të fundit