Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi për shkarkimin e Bashës, sa demokratë kanë votuar deri tani

Referendumi për shkarkimin e Bashës, sa demokratë kanë

Paralel me Kuvendin e Lulzim Bashës, po mbahet edhe referendumi për shkarkimin e tij nga funksioni i kryetarit të partisë.

Deri në orën 13:00, kanë votuar në total 27.719 demokratë për shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ka qenë deputetja Albana Vokshi, e cila në një dalje për mediet ka konfirmuar numrin e votuesve. Vokshi theksoi se numri i demokratë që votojnë referendumin vijon të rritet.

Ndërkohë rezultatet e votimit deri tani për qarqet janë:

Shkodër, 2252 anëtarë
Lezhë, 2500 anëtarë
Kukës, 1490 anëtarë
Dibër, 1355 anëtarë
Durrës, 2990 anëtarë
Tiranë, 6347 anëtarë
Elbasan, 2171 anëtarë
Berat, 890 anëtarë
Korçë, 2730 anëtarë
Fier, 2674 anëtarë
Gjirokastër, 1120 anëtarë
Vlorë, 1200 anëtarë

Të fundit