Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi për shkarkimin e Bashës, të dhënat e para nga Komisioni: Votimi i qetë në 106 Qendrat e Votimit

Referendumi për shkarkimin e Bashës, të dhënat e para nga

Komisioni i Organizimit të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës njofton se procesi ka nisur dhe vijon normalisht që prej orës 08.00.

Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur 106 Qendrat e Votimit.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.

Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit.

Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe normalisht.

Komunikimi I ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit”, njofton komisioni.

 

Të fundit