Flash News

Ditari i Opozitës

Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Vokshi nxjerr shifrat, sa demokratë kanë votuar pro

Referendumi për shkarkimin e Bashës/ Vokshi nxjerr shifrat, sa

Kryetarja e komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka nxjerrë shifrat e anëtarëve demokratë që kanë votuar deri më tani për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Referendumi për shkarkimin e tij po zhvillohet në çdo degë të Partisë Demokratike. Vokshi kanë bërë me dije se deri në orën 11.30 janë siguruar 11 mijë e 680 firma. Sipas saj, fluksi i demokratëve është i lartë. Dega e PD në Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Durrës kanë numrin më të lartë të firmave.

Shifrat sipas qarqeve:

Tiranë - 2566

Shkodër - 1080 

Lezhë - 1100

Durrës - 1191

Kukës - 915

Dibër - 548

Elbasan - 731

Berat  - 251

Korçë - 855

Fier - 1535

Gjirokastër - 485

Vlorë - 423

Vokshi ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama për provokime dhe tentativa për të penguar referendumin.

“Ka pasur raportime nga komisionerët dhe strukturat e PD, kanë qenë të izoluara që dëshmojnë se edhe Rama dhe Basha kanë dashur ta pengojnë. Kemi informacion që kanë qenë të porositur nga Rama e Basha si rasti i Cakranit, që duan të pengojnë referendumin, por asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e demokratëve për të shkarkuar Lulzim Bashën", tha Vokshi.

Mbajtja e referendumit erdhi pas shkarkimit të Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit. Nga ana tjetër kryedemokrati po zhvillon Kuvendin te Pallati i Kongreseve. Ai ka miratuar rezoltën që nuk i njeh vendimet e Kuvendit të Berishës.

Të fundit