Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Territoriale, Alibeaj: E dështuar! Pazar me Ramën? Vota për opozitën është votë djerse

Reforma Territoriale, Alibeaj: E dështuar! Pazar me Ramën? Vota

Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me Reformën Teritoriale duke theksuar se reforma e bazuar në ligjin e vitit 2015, është një reformë e dështuar.

Alibeaj tha se nevojiten më shumë diskutime përfshirë këtu ekspertë, diplomatë dhe qytetarë për të mos arritur në të njëjtën reformë si ajo e viti 2015.  

“Në takimet që janë bërë në PD është fakti i vjeljes në mënyrë të freskët të perceptimeve, ndjesive të funksionimit të Reformës Territoriale të 2015. Nuk është aspak dhe për askënd që ajo është një Reformë totalisht e dështuar. Ishte reformë që vendosi vizën në hartën e Shqipërisë nisur vetëm nga rezultati elektoral. Sot ke buxhet shumë herë më tepër të shpërdoruar nga pushteti lokal dhe Bashki që janë depozitë punonjësish. Në Kuvend u votua në mënyrë të njëanshme. Nuk ka asnjë individ që kërkon shërbime nga pushtet vendor që është jofunksionale dhe ulëritëse nevoja për ta ndryshuar. Së pari brenda vetes sonë, të marrim të gjitha dimensionin e dështimit të kësaj reforme, në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, ekspertë, akademikë, të ofrojmë zgjidhje të re territorial,” është shprehur Alibeaj.

Lidhur me pretendimet që janë hedhur për pazare mes opozitë dhe kryeministrit Rama, Alibeaj kundërshtoi të ndodhë dfiçka e tillë pasi edhe kërkesat e tyre janë të kundërta.

“Një ofertë politike, një aksion politik opozitar e ka forcën nëse është i aftë të rezonojë me kërkesat e publikut. Besoj do të jetë e suksesshme. Absolutisht që nuk e di çfarë do të kërkohet apo kuptohet me të qenit e lehtë apo jo. Nëse ata që mendojnë këtë gjë, s’ka për të ndodhur pazar me Ramën. Jemi totalisht në dy hemisfera që s’kanë lidhje. Vota për opozitën është votë djerse, besimi, programi. Mandatet e tyre janë të vjedhura. S’ka si të ndodhë pazar apo bashkëpunim. Kërkesat që do të kemi ne nuk janë teka,” deklaroi Alibeaj.

 

Të fundit