Flash News

Ditari i Opozitës

Replikat në Komisionin e Sterilizimit, opozita kërkon ndëshkimin e 3 deputetëve të PS

Replikat në Komisionin e Sterilizimit, opozita kërkon ndëshkimin

Opozita ka dorëzuar kërkesë për marrje mase disiplinore ndaj tre deputetëve të PS, Plarent Ndreca, Erion Brace dhe Ilir Metaj.

Kërkesa i është drejtuar Klotilda Bushkës, kryetares së Komisionit të Etikës më 11 tetor. Komisioni duhej të ishte mbledhur brenda 48 orëve, por në kundërshtim me rregulloren, Etika ende nuk është mbledhur.

Kërkesa për ndëshkimin e tyre vjen pas replikave dhe debateve në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi. Mbledhja u shoqërua me debate pasi Plarent Ndreca i nisi punimet pa praninë e kryetares së komisionit, Albana Vokshi.

Replikat në Komisionin e Sterilizimit, opozita kërkon ndëshkimin Replikat në Komisionin e Sterilizimit, opozita kërkon ndëshkimin

Të fundit