Flash News

Ditari i Opozitës

Replikat PD-PS për pandeminë, LSI i kthehet Ramës: I mbaruar! Përgjigjen ta jep 'Mona Maradona’ më 25 prill

Replikat PD-PS për pandeminë, LSI i kthehet Ramës: I mbaruar!
ish-deputetja Floida Kërpaçi

LSI ka ndërhyrë në replikat Rama-Basha përsa i përket çështjes së pandemisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputetja Floida Kërpaçi e cilëson kryeministrin Rama si të ‘çmendur’ kur shprehet se në vend që të merret me pandeminë, sulmon opozitën.

“Krye i çmenduri i Shqipërisë në vend që të flasë për shtimin e testimeve, për masat për të mbrojtur mjekët, për dizifektimin e shkollave, për të sëmurët në shtëpi merret me opozitën.

I mbaruari, duhet të flasë për tenderat sekretë dhe plehrat që kërkon të mbushë Shqipërinë e të mos përdorë sulmet ndaj opozitës për t’i hedhur hi syve shqiptarëve nga PPP-të dhe tenderat korruptivë.

Megjithatë rri i qetë, në 25 prill do të marrësh përgjigjen nga ‘Mona Maradona’ dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, ka thënë Kërpaçi.

Të fundit