Flash News

Ditari i Opozitës

Replikoi live me Ramën, Basha tregon pse ndërhyri në emision me telefon: Kisha të vërtetën me vete

Replikoi live me Ramën, Basha tregon pse ndërhyri në emision me

Kreu i PD, Lulzim Basha ka treguar arsyen pse vendosi dhe insistoi të ndërhyjë me telefon në emisionin ‘opinion’ ku mbrëmë ishte i ftuar përballë një paneli me gazetarë kryeministri Edi Rama.

Sipas Bashës, ndonëse kushtet e përballjes me rivalin e tij nuk ishin të barabarta, Basha thotë se nuk ka rëndësi forma e përballjes, pasi sipas tij kishte të vërtetën me vete.

“Kur ke faktet me vete dhe argumentet, ligjin pak rëndësi ka nëse je ne telefon apo je aty. Të gjithë e dinim që kishin të bëjmë me gënjeshtra, dje pamë që kemi të bëjmë edhe me një frikacak se nuk pranon debatin”, u shpreh Basha në Zonë e Lirë.

Kujtojmë se Rama publikoi një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë. Basha ka përgënjeshtruar deklaratën e Ramës dhe dokumentin e ka cilësuar një memo të brendshme.

 

Të fundit