Flash News

Ditari i Opozitës

Reshjet e dendura të shiut përmbyshin Durrësin, Bylykbashi publikon videon: Qytetarët s'do e harrojnë barbarinë, “rrespektet” e fundit me votë në 25 prill

Reshjet e dendura të shiut përmbyshin Durrësin, Bylykbashi

Moti i keq, me reshje të shumta të shiu, në dy ditët e fundit kanë përmbytur rrugët e qytetit të Durrësit. Referuar kësaj situate kaosi që krijohet sa herë që rritet densiteti i reshjeve ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

“Durrsakët nuk do ta harrojnë atë që ka bërë Rama dhe Dako për këtë qytet”, shkruan Bylykbashi duke shtuar se qytetarët do ti bëjnë respektet e fundit kryehajdutit më 25 prill.

“Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t'i ‎kujtojne me neveri "punen" dhe "veprat" e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t'i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t'i bejne "rrespektet" e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin”, shkruan Bylykbashi.

Të fundit