Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta për Srebrenicën, Shehu kërkon përsëritjen e votimit: U bë në kundërshtim me rregulloren

Rezoluta për Srebrenicën, Shehu kërkon përsëritjen e

Deputeti demokrat Tritan Shehu kërkoi përsëritjen e votimit për rezolutën e Srebrenicës pasi votimi u krye në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.,

Nga foltorja e Parlamentit, Shehu tha se në seancë u votua teksti final, pa njohur fillimisht rezultatin e amendamenteve.

“Zonja kryetare kam dy çështje proceduriale. Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregullore. Votimi në tërësi duhet të përsëritet. Sepse rregullorja e thotë qartë që në fillim hidhen në votim amendamentet dhe pastaj teksti final.

Ne votuam tekstin final pa ditur rezultatin e amendamenteve. Zonja kryetare unë kërkoj të përsëritet votimi tashmë që njihen rezultatet e amendamenteve. Nuk është votim që bëhet kot për të kaluar radhën. Prandaj duhet të përsëritet ashtu si duhet korrigjuar tërësisht mënyra e votimit”, u shpreh Shehu.

 

Të fundit