Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rezultati në Kamëz, Hoxha: Ishte i programuar, vendi u kthye në një skenë të krimit elektoral

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka folur për zgjedhjet vendore, ku Partia Socialiste arriti të fitonte shumicën e bashkive, përfshirë dhe zonën ku ai kandidonte.
Në një intervistë për emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Hoxha nënvizoi sot se do të bëjnë ankimimet në institucionet përkatëse për votimin e programuar në pajisjet elektronike të Kamzës, që i dhanë një fitore rivalit socialist Rakip Suli.
“Edhe në ëndrrën më të mirë të çdo socialisti të thekur nuk mund të ndodhte që të përmbysej një rezultat në mënyrë kaq drastike, kaq të thellë”, theksoi ndër të tjera ai.
INTERVISTA:
Kafe Shqeto: Si paraqitet situata sot, z. Hoxha?
Arjan Hoxha: Përveç përgjegjësisë që ndiejmë para votuesve, qytetarëve të Kamzës... Çdo ditë pas datës 14 maj që unë i takoj, janë vërtet të habitur, të shokuar dhe nuk arrijnë ta perceptojnë në mendjen e tyre se si një proces zgjedhor, se si Kamza më datë 14 maj u kthye në një skenë të vërtetë krimi elektoral, të makinerisë kompjuterike shtetërore kriminale që deformoi në mënyrë masive, në mënyrë konsistente, pa asnjë bazë statistikore, rezultatin e zgjedhjeve, ndryshoi vullnetin e qytetarëve.
Sot po të shkosh në të gjitha kafenetë, rrugët apo ambientet publike në Kamzës është një heshtje shokuese, situatë e paperceptueshme nga qytetarët e Kamzës, a thua se në Kamëz ka ndodhut një fatkeqësi e vërtetë. Fatkeqësi është të deformosh, po fatkeqësi e paparashikuar, fatkeqësi natyrore po themi...
A thua se erdhi Rakip Suli, erdhi një gjë e paparë në Kamëz, e paperceptueshme, një alien e bëri këtë ndryshim epokal!!! Edhe në ëndrrën më të mirë të çdo socialisti të thekur nuk mund të ndodhte që të përmbysej një rezultat në mënyrë kaq drastike, kaq të thellë!!!
Unë i ftoj të gjithë komisionerët ta kundërshtojnë këtë që po them unë: në orën 18:00 të asaj dite, për shkak të pjesëmarrjes sepse atje e njohin shumë mirë njeri-tjetrin, ata ishin të demotivuar, ishin gati të linin edhe komisionet sepse ishin të bindur në fitoren time, në fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë, Suli që një orë përpara kishte bërë gati dajret, tallavatë dhe kishte vendosur altoparlantet, që në orën 17:00 në qendër të qytetit sepse vetëm ai e dinte rezultatin e orës 19:00!!! Pra, ka qenë një votim i programuar në ato “derexhetë” që sollën në Kamëz, në ato me demek votim elektronik, po që votim elektronik ai nuk ishte.
Ai ishte votim i programuar! Njerëzit atë ditë kanë shkuar dhe kanë rrahur tastierat kot sepse rezultati ka qenë i çerfitikuar paraprakisht dhe nuk ka asnjë bazë.
Ka qenë një anomali statistikore dhe nuk ka ndodhur jo vetëm në historinë e zgjedhjeve vendore apo të përgjithshme në Kamëz, po në të gjthë Shqipërinë, edhe në rang ndërkombëtar nuk ndodh që në çdo qendër votimi të ketë humbje me 30-40% .
Duhet të kishte një zonë, një bastion tonin që të paktën ne të dilnim fitues dhe ai të na gënjente me këtë pjesë. Pra, kanë bërë një vjedhje aq të trashë në anën logjike (sepse po të kishin zgjedhur 10-15-30 në rrethinat... bastipnet e veta t’i kishin thelluar edhe mund të hahej një çikë...
Kujtojmë Rrogozhinën, që e fitoi me të burgosurit kur të burgosurit janë gjithmonë antipod, sepse si do ta votojë atë që e ka burgosur?! Me të drejtë apo pa të drejtë, ai ka një reaksion, aciditet ndaj tij. Pra, qenkan aq të lumtur sa i ka futur në burg dhe e votojnë!!! E njëjta situatë.
Kafe Shqeto: Kur e kuptuat që kishte diçka që nuk shkonte me garën dhe procesin e votimit?
Arjan Hoxha: E kam kuptuar atë ditë në mëngjes. Pse? Kam shkuar e kam votuar bashkë me familjen time, me bashkëshorten në qendrën e votimit afër banesës dhe pastaj kam dalë në dy- tre qendra votimi. Në disa prej tyre unë po pengohesha të hyja brenda thjesht për t’i përshëndetur, t’i përshëndetja nga dera ata komisionerë, “punë të mbarë”, t’iu kërkoja të zbatonin detyrimin e tyre institucionale, të mbanin paanësi e kaq.
Sa për t’i uruar, por po pengohesha që të hyja në ato qendra votimi. Po më pengonin të gjithë, aktivistët, patronazhistët, administrata që ishte turrur e tëra; në çdo qendër votimi kishte nga 50 deri në 100 me drejtorë drejtorish, me nënkryetarë etj.... Unë kam një listë.
Ishte një ushtri, një armatë e tërë që ishte turrur dhe unë kuptova që “OK, një pjesë e deformimit të votës do të ndodhte, sepse do ta merrnin me dorëzim të kontrolluar siç quhet në gjuhën teknike: kur bën ngarkesa të dyshimta, bën dorëzim të kontrolluar nga personi A te personi B, te C derisa votonte.
Kishte denoncime të herëpashershme të qytetarëve që thoshin se unë nuk arrij ta shtyp butonin e printimit. Tentonte ta shtypte butonin e printimit dhe nuk printohej!!! Kur pyeste operatorët, i thoshin “ke mbaruar punë, vazhdo!”
Disa prej tyre kanë shkuar dhe kanë gjetur të paprintuar fletën time. Edhe me motrën time ka ndodhur ajo. Ka shkuar tek qendra e votimit dhe e ka gjetur të paprintuar, se e kishte selektuar “Arjan Hoxha” dhe e ka gjetur të paprintuar. Ajo ka njoftuar dhe ata e kanë anuluar, është rast konkret. Nuk them vetëm brenda familjes. Ka me dhjetëra, qindra raste të tilla.
Ka denoncime të tjera që thoshin “unë shtypa “Arjan Hoxhën” dhe më doli “Rakip Suli!” I kam dhe mesazhet të shkruara. Kam raste të tjera që thoshin, ishte moshë e vjetër “e ftova operatorin dhe i thashë unë dua të votoj Arjanin. Dhe ajo shtyp “Rakipin”, ajo. I them pse e bëre këtë?! – Po hajt se s’ka gjë, se një votë është”!!!
Me qindra raste. 50% e votuesve në shumicën e qendrave të votimit, 50% janë me shoqërim nga aktivisti, patronazhisti, punonjësi i administratës publike, nënkryetarja e bashkisë.
Unë kam shkuar dhe i kam denoncuar me emra. Kam marrë edhe mediat, edhe shefin komisariatit duke i thënë se kryetari i njësisë administrative p.sh. në Bathore, ai nuk lëvizte nga qendra e votimit! Nga mëngjesi deri në darkë, duke ua kujtuar nderet apo qokat që i kishte bërë votuesit të asaj njesie, të asaj qendre votimi, duke i pritur, duke i takuar, duke i orientuar të votojnë, duke i takuar sërish në dalje. Vetëm votim që nuk ka qenë në Kamzë.
Përveç këtyre anomalive, përveç blerjes së votës, përveç asfaltit elektoral , përveç asaj që kanë bërë atë ditë, absolutisht aty ka një anomali statistikore të pajustifikueshme në asnjë logjikë politike, në asnjë palë zgjedhje nuk mund të ndodhë. Edhe sikur unë të kisha kryer vepra të rënda penale, sikur Kamza mua dhe njerëzit e mi t’i refuzonte masivisht, nuk mund të ndodhte që të bëhej një përmbysje e tillë: për një vit, nga 10 mijë vota minus, Rakip Suli të dilte sot me 22 mijë vota plus!!!
Kafe Shqeto: Kjo është një ndër arsyet që thoni se nuk do ta njoh këtë rezultat. Çfarë nënkuptoni me këtë, çfarë do të bëni?
Arjan Hoxha: Ne do të bëjmë ankimimet në institucionet përkatëse, që realisht dhe për fat të keq janë po ato që kanë instaluar dhe këtë do ta gërshetojmë me reagime publike deri në protesta sepse Kamza është rast “sui generis” në gjuhën juridike, e pa ndodhur ndonjëherë në historinë politike shqiptare, në historinë e zgjedhjeve vendore apo të përgjithshme.
Nuk mund të ketë një rast të ngjashëm mendoj as në rang ndërkombëtar. Nëse hetohet Kamza, nëse hetohet sinqerisht dhe nëse ka minimumin e transparencës, në qoftë se ato pajisje do të sekuestrohen në gjendjen aktuale ku janë...
Që në fillim ato kanë qenë të programuara dhe ka qenë e planifikuar çdo veprim i mëtejshëm. Edhe në gjendjen që janë, se serverat i ruajnë në trurin e tyre elektronike të dhënat dhe nuk është bërë akoma as krahasimi i të dhënave elektronike me fletët në kuti që është minimumi. Nëse ndërhyrja, siç ka shumë gjasa të jetë kjo, të jetë bërë e paraprogramuar, ajo nuk do të japë të dhëna, por nëse “truri” hetohet do të dalë përqindja e paracaktuar e fituesit.
Një gjë tjetër që të gjithë qytetarëve u ka bërë përshtypje është se kur shtypej numri 3, emri im, vonohej. Ndërsa kur shtypej nr. 1, fluturonte! Vepronte me të parë, sepse i ka dashur të përpunojë. Nuk e di a e kanë programuar me përqindje apo e kanë programuar me numër shkrepjeje, që do të thotë se nëse tri herë shtypet “Arjani”, një prej atyre shkon tek “Rakipi” te numri 1, pra aty duhet një hetim i hollësishëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38