Flash News

Ditari i Opozitës

Rihapet dosja “Gërdeci”/ Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, Mediu për gjykim

Rihapet dosja “Gërdeci”/ Apeli i GJKKO pranon

Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të rikthejë për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjyqtarja Saida Dollani vendosi të pranojë kërkesën e SPAK-ut, duke hedhur poshtë vendimin e gjyqtarit Erjon Çela.

Ky i fundit vendosi në korrik të rrëzonte kërkesën e SPAK-ut për të rihapur dosjen "Gërdeci". Kundër këtij vendimi, Mediu mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, por mbetet për tu parë se çfarë hapash do të ndërmarrë ish-ministri.

Kujtojmë që Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë mbi kërkesën e SPAK për të nisur hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ajo ia kaloi çështjen GjKKO-së me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec. Shpërthimi në Gërdec shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen dhjetëra të tjerëve.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, thuhet në vendim.

 

Të fundit