Flash News

Ditari i Opozitës

“Rilindësit mbyllin Parlamentin”, Vasili: Akti më i rëndë i banditizmit

“Rilindësit mbyllin Parlamentin”, Vasili: Akti më i

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar një njoftim të marrë nga Kuvendi, ku sipas tij rilindasit po mbyllin Parlamentin.

Vasili shkruan ne “Facebook” se Parlamenti nuk do zhvillojë seancën e planifikuar për datën 13 mars, me pretendimin se deputetët janë në veprimtari jashtë parlamentare.

Ai vijoi duke thënë se nuk ka veprimtari më të rëndësishme se parlamenti dhe se “ky është kulmi i banditizmit rilindës kundër parlamentit”.

“Skandali me i fundit, rilindasit mbyllin Parlamentin! Skandal i padegjuar. Parlamenti nuk do te zhvilloje Seancen Plenare te se henes ne 13 mars. Shkaku eshte se gjoja deputetet jane ne veprimtari jashte parlamentare. Po a ka veprimtari me te rendesishme se sa parlamenti? Po cila eshte kjo veprimtari jashte parlamentit qe mbyll dhe asgjeson Seancat Parlamentare”, shkruan Vasili.

Vasili vijon me tej teksa shkruan se mbi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla bien përgjegjësi të rënda pasi miraton dhe  lejon këto veprime antikushtetuese.

“Ky eshte kulmi dhe akti me i rende i banditizmit rilindas kunder parlamentit. Mbi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla bien pergjegjesi te renda qe miraton dhe lejon keto veprime antikushtetuese dhe ne dunim te Rregullores se Kuvendit.Seanca e dites se hene date 13 mars duhet te zhvillohet pa asnje diskutim. Lindita Nikolla vepro dhe zbato Kushtetuten dhe Rregulloren sepse pergjegjesia per kete kaos dhe bllokim te Parlamentit bie mbi ty!!”, përfundon Vasili.

Të fundit