Flash News

Ditari i Opozitës

Rindërtimi, Kryemadhi: Në Kombinat shkelje flagrante procedure dhe grabitje prone

Rindërtimi, Kryemadhi: Në Kombinat shkelje flagrante procedure dhe
Foto gjatë takimit me banorët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte mëngjesin e sotën në zonën e Kombinatit, ku u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar.

Ajo tha se është bërë shkelje flagrante procedure dhe grabitje prone me shtëpitë e qytetarëve. Kryemadhi u shpreh se Bashkia Tiranë nuk është konsultuar me pronarët e shtëpive për shembjen e tyre si dhe që nuk ka një dakordësi mes palëve.

“Në fakt ndoshta për momentin e vetmja gjë që kemi në dorë është ta denoncojmë si problem, ta bëjmë publike të gjithë këtë shkelje të kësaj procedure edhe flagrante, është grabitje prone.

Dhe tjetra ajo që mendoj unë është që mos ndoshta do të ishte mirë që ta bënim edhe një bashkëbisedim më me këmbë në tokë, edhe me letra të shkoqura, të marrim disa inxhinierë ndërtimi dhe disa specialistë, e të shikojmë të ndërtojmë një argumentim dhe një oponencë shumë të qartë që metodologjia që ka ndjekur Bashkia e Tiranës, përveç se nuk është e ndershme me qytetarët dhe me banorët, por nga ana tjetër është flagrante grabitja e pronës dhe ka mënyrë, që sipas ligjit qoftë të urbanistikës, qoftë të emergjencave civile, qoftë të rasteve në fatkeqësi natyrore, aq më shumë për të drejtën juridike, që ti kur je pronar i një prone, edhe në rast se është e rrënuar, ti mund të mos jesh pronari i godinës së rrënuar, por je pronari i truallit”, tha Kryemadhi.

Kjo e fundit shtoi se rindërtimi i spitalit të Fierit është në kuadër të fushatës elektorale.

“Unë jam e bindur që është në kuadrin e fushatës elektorale, se ai që kur tha që do bëj për 3 muaj spitalin, ky që nuk e ndërtoi për 8 vjet Spitalin Rajonal, do ta ndërtoka për 3 muaj spitalin në Fier”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit