Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rithemelimi’ njeh Alibeajn kryetar të grupit parlamentar: Mblidhemi javën tjetër, do ketë sërish bisedime

‘Rithemelimi’ njeh Alibeajn kryetar të grupit parlamentar:

Deputeti dhe përfaqësuesi i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka ka konfirmuar se njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar të PD.

Në një prononcim për mediat pasi bashkë me disa përfaqësues të tjerë inspektuan dyert e blinduara të selisë së PD, Noka tha se e respektojnë Alibeajn si kryetar Grupi dhe kanë rënë dakord se në ditët në vijim do të ketë sërish bisedime dhe takime mes tyre.

“Takim ka shumë miqësore se jemi kolegë dhe në një forcë politike, kemi të njëjtën aspiratë dhe të njëjtin regjim përballë. Jemi të hapur për çdo gjë nuk na ndal asgjë. Vetëm ndarje nuk kemi tashmë. Jemi në kontakt dhe do takohemi. Nuk na ndan më asgjë”, tha Noka.

I pyetur nëse ka patur takime edhe me deputetë të PD, Noka tha se “Jemi në cdo moment në kontakt me kolegët deputetë, drejtuesit e strukturave të partisë dhe demokratët. Javës tjetër do ketë mbledhje të grupit parlamentar për organizimin axhendën. Kjo është pronë e demokratëve.

Demokratët janë tolerant dhe mendjehapur. Po nuk hodhën pas hijet e së shkuarës, nuk ecim dot përpara. Nuk do rrimë peng e inateve”.

Noka u pyet edhe se kush do ta thërrasë grupin parlamentar.

“Kreun e grupit parlamentar do ta takojmë sërish, ramë dakord dje për të vijuar bisedimet për mbledhjen e grupit dhe do mblidhet. E respektojmë si kreu i grupit parlamentar”, tha Noka.

 

Të fundit