Flash News

Ditari i Opozitës

Bejko rrëfen bisedën me Bashën pas dorëheqjes: Për pyetjen 'a do të ketë kthim', nuk u përgjigj

Bejko rrëfen bisedën me Bashën pas dorëheqjes: Për

Sekretari për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko, ka treguar bisedën e zhvilluar me ish-krydemokratin Lulzim Basha, pak pasi ky i fundit lexoi deklaratën e dorëheqjes.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bejko tha se i kishte drejtuar Bashës tre pyetje lidhur me drejtimin e PD dhe shanset nëse ikja e Bashës ishte apo jo me “biletë kthimi”.

“Kur Basha lexoi deklaratën, pati njerëz të paqartë dhe kishin shumë pikëpyetje. Unë i bëra disa pyetje. I thashë, është dorëheqje me të drejtë kthimi apo pa kthim? E dyta kush do ta drejtojë partinë? Dhe e treta, a ka negociatë me palën tjetër?

Kam marrë përgjigje që partia do të drejtohet sipas statutit dhe ka thënë nuk ka asnjë marrëveshje me palën tjetër. Për pyetjen a do të ketë kthim, nuk u përgjigj.

Diskutimi im ka qenë i tillë, i kam thënë, në momente humbjesh zgjedhjesh, opinioni publik dhe zgjedhësit mezi presin të thuash fjalën e parë. Fjala e parë që dëgjova, ishte nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje. Kjo më ka thyer shumë. Jam ndjerë i fyer”, tha Bejko.

 

Të fundit