Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rrezikohet’ lëvizja e lirë, deputeti: Rama kërkoi vendosjen e vizave për të frenuar eksodin

‘Rrezikohet’ lëvizja e lirë, deputeti: Rama kërkoi

Deputeti demokrat, Dashnor Sula thotë se rrezikohet që shqiptarëve t’u hiqet e drejta për të lëvizur në zonën Shengen. Duke bërë fajtor Edi Ramën, ai thotë se deklarata e kryeministrin në kongresin e PSE është çmenduri. Gjithashtu nënvizon se ky është kthim pas, ndërsa qytetarët presin të integrohen në BE.

“Ndërkohë kreu i qeverisë pa pikën e përgjegjshmërisë për herë të dytë brenda pak javësh fajëson Britaninë e Madhe pse shqiptarët kërkojnë azil. Nuk ka si i frenon shteti shqiptar thot. Nuk i frenon dot sepse të rinjtë thot dalin fillimisht në vendet e BE ku lëvizet pa viza.

Rama në Kongresin e PSE: Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di. Ajo çfarë di është që në qoftë se nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit”, tha Edi Rama.

Pra Rama u thot partnerëve që të vendosin vizat në mënyrë që të frenohet eksodi i shqiptarëve. Kjo është çmenduri dhe e kthen vendin dekada pas”, shkruan deputeti.

Ky i fundit shton se një tjetër kërcënim për të rikthyer regjimin e vizave është edhe nisma “pasaportat e arta”.

Të fundit