Flash News

Ditari i Opozitës

Rrezikon mandatin te LSI, Vasili për kritikët e Bashës: Çdo kërkesë për dorëheqje ndihmon të fshihen krimet zgjedhore

Rrezikon mandatin te LSI, Vasili për kritikët e Bashës:

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa fati i mandatit të tij varet nga zgjedhja e qarkut ku kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi do të pranojë të jetë deputete (Tiranë ose Fier), Vasili ka mbajtur linjën e presidentit Ilir Meta për rinumërimin e votave të pavlefshme si dhe u është përgjigjur kritikëve që kërkojnë dorëheqjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumërimin e votes se fundit.

Cdo kerkese per doreheqje apo analize e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve te fshehe krimet zgjedhore dhe legjitimoje manipulimet e bera.

Ndaj detyra e tere opozitareve te perqendrohemi te rinumerimi dhe transpareca e cdo vote.

Ndryshe kushdo qe ben lojen e Satrapit te zgjedhjeve te lira dhe eshte i shitur te ai”, shkruan Vasili ne Facebook.

 

Të fundit