Flash News

Ditari i Opozitës

“Rrezikon të vritet një deputet”, Hasa për deklaratën e Brahos: Kalon tej imagjinatës, skenari i dhunës do të dështojë

“Rrezikon të vritet një deputet”, Hasa për

Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa ka komentuar deklaratën e fortë të ish deputetit të PS, Spartak Braho, i cili tha se në protestën e nesërme rrezikon të vritet një deputet i PD.

I ftuar në ABC News, Hasa thotë se kjo e kalon edhe imagjinatën, megjithëse shtoi se thirrjet për akte dhune ekzistojnë.

Kjo kalon tej imagjinatës time. Por thirrje për dhunë dhe urrejtje. Për të hakërryer ndaj njerëzve. Janë bërë këto thirrje. Skenari i dhunës do të dështojë. Janë të gjitha informacionet që po tentohet. Por askush nuk vendos demokratët kundër demokratëve” tha Hasa. 

Ish-deputeti demokrat e pranoi nga ana tjetër, ekzistencën e dyerve të hekurta por theksoi se nuk ka asnjë derë të brendshme në Selinë Blu që të jetë blinduar.

Sipas tij, në godinë po punohet për riorganizimin e ambienteve për të akomoduar sekretariatet dhe nënkryetarët. Nga ana tjetër, sekretari për Organizimin Digjital në PD pranoi po ashtu se po merret çdo masë për të evituar çdo incident të mundshëm.

“Po merret çdo masë për të evituar çdo incident të mundshëm, çdo akt dhune, apo tjetër që është planifikuar nga ata që duan të bëjnë një protestë. Berisha do të hakërreje demokratët kundër demokratëve. Është marrë çdo masë e nevojshme që mos t’i humbasë dinjiteti asaj godine”, u shpreh Hasa.

Të fundit