Flash News

Ditari i Opozitës

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore, Tabaku: I jep mundësinë Kuvendit të rikthehet në shinat e funksionalitetit

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore, Tabaku: I jep

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ke ka cilësuar një fitore vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Komisioneve Hetimore.

Në rrjetet sociale, kryetarja e komisionit të Çështjeve Europiane shkruan se ky vendim i jep mundësinë kuvendit të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetuteshmërisë.

Postimi i plotë: 

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore nga Gjykata Kushtetuese është një tjetër hap që i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë. Kriza artificiale që prodhoi mazhoranca në fillim duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore, pastaj duke sajuar një ligj me porosi për t’iu shmangur thelbit të ngritjes së Komisioneve u rrëzua përfundimisht sot.

Përgëzime të përzemërta koleges Çupi dhe këshilltarit ligjor në PD, Marash Logut, që edhe një herë dëshmuan drejtësinë e qëndrimit të Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Komisionet Hetimore.

Fitorja, i jep shansin këtij kuvendi që të rikthehet drejt ligjshmërisë. Ndryshimet e njëanshme janë të destinuara të dështojnë. Uzurpimi i hapësirës kushtetuese dhe ligjore të opozitës është i destinuar të dështojë. Në sirtaret e kuvendit gjendet ende drafti që kam propozuar në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për Ligjin e Komisioneve Hetimore. Ndryshime të kryera mbas gjetjeve në komisionin e inceneratorëve dhe bisedës me ekspertët. Në drejtësinë e këtij vendimi është që kyretarja e parlamentit të nxjerrë në dritë atë propozim dhe ta diskutojmë për ta përmisuar dhe rikthyer hapësirën e cunguar opozitës.

Të fundit