Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e aplikimeve për azil në BE, Basha: Masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët

Rritja e aplikimeve për azil në BE, Basha: Masakra e 25 prillit nuk

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas rritjes së aplikimeve të shqiptarëve për azil në BE.

Në një postim në tëitter, Basha shpreh shqetësimin se ky fenomen dëshmon se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni.

Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan kreu i PD.

Të fundit