Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimit të apartamenteve, PD: Po zhduket shtresa e mesme, si duhet të veprojë qeveria

Rritja e çmimit të apartamenteve, PD: Po zhduket shtresa e mesme, si

Referuar të dhënave të INSTAT për rritjen e çmimit të apartamenteve në Tiranë, ka reaguar deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku. Kjo e fundit thotë se këto të dhëna tregojnë se po zhduket shtresa e mesme dhe po rritet ajo e varfër.

"Të dhënat që kishin si burim INSTAT dëshmonin atë që opozita ka proklamuar prej kohësh, zhdukjen e shtresës së mesme dhe rritjen e numrit të të varfërve në vend. Kjo ekonomi e pabarabartë dhe që nuk prodhon rritje ekonomike të shqiptarëve mund të prodhojë vetëm një polarizim të tejskajshëm", shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Sa i përket shkaqeve, Tabaku rendit politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama, inflacioni, borxhi publik, etj, duke paralajmëruar përkeqësim të situatës. Ajo thotë se zgjidhja është ndryshimi i logjikës së politikës fiskale dhe që biznesi  të jetë në fokus të sistemit tatimor.

"Vendosja e politikave fiskale si taksa progresive deri me 23% dhe që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe vendosja e taksave abuzive në kundërshti me çdo logjikë fiskale kanë ndikuar negativisht. Për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqënies.

Mirëpo e keqja duket se do të rritet, pa dashur të jem pesimiste. Vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë, qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën. Këtyre duhet t’i shtojmë edhe situatën me borxhin publik që duket se ka prekur 100% të PBB-së, kontratat me PPP janë gjithashtu një barrë për buxhetin. Pra, buxheti nuk ka më para për t’ia hedhur ekonomisë, qytetarët shihen si një lopë për t’u mjelë", shton Tabaku.

Të fundit