All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimit të energjisë, Berisha thirrje për protesta: Të përgatitemi të jenë më të fuqishmet që ka njohur vendi

All - Paragraf - 1

Rritja e çmimit të energjisë, Berisha thirrje për

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protesta, pas vendimit të qeverisë për shpalljen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

All - Paragraf - 3

Nga Elbasani ku zhvilloi ‘Foltoren’ e radhës, Berisha tha se kriza është krijuar nga vetë qeveria Rama dhe se është përfitues bashkë me oligarkët e tij.

Për këtë, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të përgatiten për protestat më të fuqishme që ka parë vendi sipas tij.

Është krizë e bërë me dorën e tij. Ka qenë një nga vitet më të mbara energjetike të Shqipërisë. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotën maksimale. Shiti energji me cmim 50% më të ulët se treg dhe tre herë më të ulët se çmimi që blejmë sot energji. Krizën nuk e kemi nga gazi, por nga Rama dhe ministrja e tij që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit.

Rritja e çmimeve pa kthim, thirrja që bëri për krizën ishte apel për të rrit çmimet. Pse nuk paskan kthim çmimet? Se je përfitues kryesor nga oligarkët e tu.

Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë. Hec-et private prodhojnë 41% të energjisë së vendit. Këtyre u blejnë 60% të energjisë, 40% nuk ua marrin fare. Sillen si në komunizëm.

Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, dhe vetëm protestë dhe Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne nga rruga nuk shqitemi për të hedh aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendve anëtare të BE. Naftën e paguajnë prej teje si zviceranët që kanë pagë 6 mijë euro në muaj.

Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë që besojmë te liria dhe do i tregojmë vendit sic ia treguam në 90-ën. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë”, u shpreh Berisha.

Të fundit