Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e infektimeve, Basha reagon sërish për raportin e VOA-s: Të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë

Rritja e infektimeve, Basha reagon sërish për raportin e VOA-s:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka risjellë sërish në vëmendje neglizhencën që i është bërë shëndetësisë në vend, teksa ndodhemi në kohë pandemie.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Basha përmendi edhe njëherë raportin e VOA, ku thuhej se numri i të infektuarve është rritur, ndërkohë që numri i testimeve është ulur, gjë e cila sipas tij vjen si pasojë një "neglizhence kriminale".

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se gjëja e vetme që ka bërë qeveria për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë është fjalia "Vini maska ose do merrni gjobë", duke nënvizuar se shqiptarët sipas tij nuk kanë para për të blerë një maskë pasi përballen me varfërinë.

Më tej ai bëri thirrje që të arrihen në mënyrë urgjente 2500 testime në ditë pasi ndodhemi në një rritje të frikshme të infeksionit nga COVID.

"Nuk ka spital COVID 3, ka vetëm propagandë. Shqipëria ishte e papërgatitur për pandeminë. Ndërkohë që e gjithë bota i kanë kaluar muajt për tu përgatitur për një valë të dytë, i vetmi që s'ka marrë asnjë masë të re është Edi Rama. E vetmja gjë që thotë është vini maska, ose gjoba.

Shqiptarët nuk kanë as lekë për të blerë maskë. Ai ka braktisur shëndetësisënë, mjekët, detyrën elementare për shëndetin. Sot është Zëri i Amerikës që thotë se testet janë ulur ndërkohë që infektimet janë rritur. Kjo është neglizhencë kriminale

Të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë pasi ndodhemi në një rritje të frikshme të infeksionit. Kjo nuk është ndodhi por përgjegjësi e kryeministrit dhe kukullave të tij", deklaroi Basha.

 

Të fundit