Flash News

Ditari i Opozitës

Rritje pagash, mbështetje për studentët, ç’do kërkojë PL për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin

Rritje pagash, mbështetje për studentët, ç’do

Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin:

1 - Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

2 - Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.

3 - Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.

4 - Do të kërkojmë rritjen e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.

5 – Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.

Të fundit