Flash News

Ditari i Opozitës

"Rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar", deputetja e PD: Të merren masa të menjëhershme

"Rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar", deputetja e PD:

Greta Bardeli, e cila fitoi mandatin e deputetit me PD-në në zgjedhjet e 25 prillit, denoncon se rruga e Thethit vazhdon të jetë e bllokuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardeli shkruan se kjo është një veprim jonormale e  institucioneve përgjegjëse të qeverisë, pasi banorët e zonës së Thethit kanë emergjenca dhe nevoja bazike të përditshmërisë.

Sipas saj, mungesa e përgjegjësisë po i kushton shumë sezonit turistik dhe ekonomisë së zonës, teksa bën thirrje të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e situatës.

Postimi i plotë:

Sot është data 8 Maj dhe rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar! Është jo normal veprimi i institucioneve përgjegjëse të qeverisë dhe xhirot boshe të atyre që e kanë detyrim ti japin zgjidhje situatës! Banorët e zonës së Thethit kanë emergjenca dhe nevoja bazike të përditshmërisë. Gjithashtu, mungesa e përgjegjësisë po i kushton shumë sezonit turistik dhe ekonomisë së zonës.
Bëj thirrje të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e situatës nga institucionet që detyrohen ligjërisht ta bëjnë një gjë të tillë. Rruga duhet të hapet pa asnjë vonesë tjetër për ti kthyer jetën normale Thethit dhe banorëve të nderuar të kësaj zone.

Të fundit