Flash News

Ditari i Opozitës

Akti i Sali Berishës, bën publike vetë ‘dizajnimin britanik’: Si ka mundësi që Edi Rama e jep i pari lajmin?

Akti i Sali Berishës, bën publike vetë ‘dizajnimin

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se është njoftuar se nuk lejohet që të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin vjen një ditë pasi Britania paralajmëroi sanksione për politikanë në Ballkanin Perëndimor. Berisha tha se akuzohet për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe për korrupsion.

Sali Berisha ngre pyetjen se përse ky vendim vjen 9 vjet pasi ai ka lënë pushtetin dhe kur në Shqipëri, krimi është fuqizuar. Sipas tij, fakti që kryeministri Edi Rama i bën publike paraprakisht vendimet është ironia e fatit.

"Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin

1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe

2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.

Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë", deklaroi Berisha.

Berisha nënvizon se ky vendin është në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj tij. Sipas tij, vendimi është bazuar në lobimin Edi Ramës dhe George Soros.

Ndërsa hedh poshtë akuzat, kryedemokrati rithekson se në momentin e parë që qeveria e MB, ose çdo qeveri tjeter e huaj, që do të nxjerrë një provë për akuzat ndaj tij, ai do të marrë vendime.

Teksa i quan shpifje, Berisha ndalet te akuzat e Britanisë ndaj tij:

-Së pari, për akuzën se unë kam lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët i kam përdorur për qëllime politike. Kjo është një akuzë që nuk më është bërë kurrë, as nga kundërshtarët e mij dhe nga asnjë institucion zyrtar kombëtar apo ndërkombëtar. Ju jeni dëshmitarë të faktit se, askush tjetër sa unë nuk ka denoncuar pa ndalur, pa kompromis, me emra, pa marrë parasysh asnjë rrezik personal apo familjar, kriminelët, grupet e organizuara kriminale të këtij vendi, dhe lidhjet e tyre me qeveritarë.

- Së dyti, në lidhje me biznesmenin Damir Fazlliç. Nuk kam pasur kurrë dijeni, as sot nuk di që ai të ketë qenë ndonjëherë objekt padish për aktivitet kriminal, në MB ku ai është qytetar, apo në ndonjë vend tjetër. Ai ka qenë dhe është një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar, siç kanë dëshmuar verifikimet e organeve zyrtare të fushës. Prokuroria e Ina Ramës, për mendimin tim për motive politike, çka unë e denocova, ngriti dhe zhvilloi hetime ndaj tij në përfundim të të cilave nuk provoi dot asnjë shkelje të z. Fazlliç. Dhe ju rikujtoj se, ajo për të cilën e hetonin. ishin jo tendera, prokurime të drejtpërdrejta apo para publike, por blerje e një toke private, me fonde gjithashtu private.

Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga unë apo qeveria ime. Ai ka vazhduar biznesin dhe investimet gjatë qeverisë Rama, dhe nëse do kish patur pengim të hetimit ndaj tij gjatë qeverisë sime, ka pasur 10 vjet kohë që të hetonte Prokuroria gjatë qeverisë Rama, por asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pra, autoritetet e MB të vetmin rast konkret që citojnë është i 14 viteve më parë, i cili u vendos në hetim pa asnjë fakt, për transferta të rregullta bankare, për të cilat pas hetimit, Prokuroroa nuk ngriti dot padi, sepse Fazliç kishte kryer çdo gjë sipas ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe kishte si faj të vetëm se ai, me Kompanine BGR, kishte këshilluar mua ne fushatën elektorale të vitit 2005, nga e cila ish-komunistët humbën. E trishtueshme është që sot, pas 14 viteve, kjo çështje përdoret si treguesi i vetëm në të cilin mbështesin vendimin e tyre autoritetet britanike.

Më lejoni t’u them se, vite pasi hetimi i Prokurorisë së Ina Ramës ndaj Damir Fazllic, me të cilin nuk provoi dot asnjë shkelje, unë kam vizituar Britaninë e Madhe dhe kam takuar kryeministri e këtij vendi. Madje kam marrë edhe përgëzime për reformat e ndërmarra dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Përveç kësaj, në vitet 2005-2013, me agjensitë e zbatimit të ligjit të këtij vendi, si Soca etj., kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar, përfshi këtu edhe operacione të fshehta, të cilat janë vlerësuar shumë prej tyre.

- Çdo vendim i bazuar në shpifje, mbi korrupsionin, është mbështetje reale për korrupsionin dhe krimin. Më mirë se kushdo këtë e dinë shqiptarët, të cilët, me mbështetjen masive pas shpalljes sime non grata, kanë dëshmuar se askush dhe kurrë nuk do të mund t’u shesë atyre shpifjet dhe mashtrimet për të vërteta, dhe aktet hakmarrëse politike si akte antikorruptive, apo t’i përdorë ato për t’iu emëruar kryetarët e partive të tyre. Ftoj të gjithë t’i bëjnë një pyetje vetes: Perse këto sulme dhe shpifje, krejt bajate dhe pa asnjë bazë, vijnë plot 9 vjet pasi Sali Berisha ka lënë pushtetin?

Të fundit