Flash News

Ditari i Opozitës

Sali Berisha njofton protesta masive: Rreth 40 qytetarë janë ndaluar, 12 janë në spital

Sali Berisha njofton protesta masive: Rreth 40 qytetarë janë ndaluar,

Ish-lideri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat disa orë pas përfundimit të protestës para selisë blu. Berisha ka bërë me dije se 12 protestues janë lënduar dhe kanë shkuar në spital për shërbim mjekësor, ndërsa rreth 40 të tjerë janë ndaluar nga policia.

Berisha ka shprehur mirënjohje për demokratët që morën pjesë në protestë, ndërsa ka paralajmëruar demonstrata të tjera. Ai bëri me dije se Komisioni për Rithemelimin e PD-së do të organizojë një axhendë protestash.

Berisha ka ritheksuar se protesta e thirrur nga ai ishte paqësore, duke akuzuar Lulzim Bashën se nxiti dhunë. Ai tha se kryedemokrati luajti rolin e ministrit të Brendëshëm të Edi Ramës gjatë ditës së sotme.

"Banditët e Edi Ramës qëlluan ndaj protestuesve me çdo mjet. Janë në spital 12 protestues dhe janë të ndaluar rreth 41 protestues. Por pavarësisht këtyre veprimeve të një tradhëtari të vërtetë që sot nxori më shëmtuar se kurrë fytyrën e tij, të Lulzim Bashës me Edi Ramën.

Ajo që më ka impresionuar më shumë është vendosmëria totale absolute, e protestuesve demorkatë për të qëndruar të pamposhtur. Shumë prej jush pyesin kur do të rikthehemi? Komisioni i Rithemelimit do t’u njoftojë. De fakto sot Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes, u bë si të thuash ministri i Brendshëm i Edi Ramës, me qëndrimin ndaj demokratëve. Ju garantoj se Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë, protestë dhe vetëm protestë", tha Berisha.

Të fundit