Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: 6 marsi votë anti-Basha, PD duhet të bashkojë dy pjesët e përçara dhe të shkojë më tej

Salianji: 6 marsi votë anti-Basha, PD duhet të bashkojë dy

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se zgjedhjet e 6 marsit ishin tregues se kishte një ndjenjë anti-Bashë mes demokratëve.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Salianji shtoi se fakti që gjysma e votuesve opozitarë nuk shkuan të votojnë, tregoi një krizë besimi tek PD.

Sipas tij, që PD të tregojë kush është shumicë në zgjedhjet e ardhshme duhet t’i nënshtrohet një bashkimi real.

“PD jo vetëm duhet të bashkojë dy pjesët e përçara, por të shkojë edhe me tej duke afruar njerëz që janë larguar dhe personalitete nga shoqëria civile. Basha është votuar nga anëtarët e partisë, besova një proces një anëtar një votë në qershor që u pranua pa asnjë kontestim.

E mbështeta derisa të kishte një provë, derisa erdhi 6 marsi. Tani jem në situatë tjetër, bashkimi bëhet mbi negocimin e atyre që të bashkojnë. Bashkimi duhet të jetë real, vota e 6 marsit tregoi një gjë, që kishte një ndjenjë anti-Bashë, është krizë besimi”, tha Salianji.

 

 

Të fundit