Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji: Ardi Veliu duhet të hetohet për vdekjen e Lear Kurtit, mbulimi i ngjarjeve është kriminale

Salianji: Ardi Veliu duhet të hetohet për vdekjen e Lear Kurtit,

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat ka ngritur sërish dyshime ndaj Policisë së Shtetit.

Deputeti demokrat Ervin Saianji, i ftuar në “Radar Informativ”  në ABC tha se duhet të fillojnë hetimet për Ardi Veliun, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policor. Sipas tij, Veliu disa herë ka tentuar të mbulojnë ngjarjet që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsëritës.

Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji. 

Të fundit