Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji e cilëson Bashën ‘kufomë politike’: As ka ikur, as është kthyer

Salianji e cilëson Bashën ‘kufomë politike’: As ka

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e ka cilësuar ish- kreun e PD Lulzim Basha një kufomë politike, duke komentuar situatën në Partinë Demokratike.

I ftuar në studion e “Frontline” në Neës24 ai u shpreh se opozita duhet të riformatohet e të riorganizohet, ndërsa për PD tha se është një parti e konfiskuar nga qeveria.

“Nuk ka asnjë proces, nuk ka asnjë parti që funksionon por vetëm një grumbull interesash personale. S’mund të ngelemi peng i një konvencioni.

Qeveria ka konfiskuar vulën e siglën, këtu qeveria ka vjedhur edhe një parti politike. PD është e konfiskuar.

PD që nuk është sigla e vula dhe disa zyrtarë por demokratët që mbajnë koto e sakrifica për të mbajtur në këmbë PD e opozitën, janë ata që janë pronarët e vërtetë.

Sot PD e drejtuar nga praktikisht Lulzim Basha, sot është në koalicion me qeverinë. Opozita ka detyrimin tu mundësojë qytetarëve që të votojnë për një parti tjetër. Ai si i kthyer është një kufomë politike. As nuk ka ikur as nuk është kthyer. Është aty nëpër këmbë”, tha Salianji.

Të fundit